Gjon Mili

Lexo ngjarje:

Në Nju-Jork (SHBA) u nda nga jeta Gjon Mili, fotograf shqiptaro-amerikan. Lindi në Korçë, në vitin 1904. Shkollën e mesme e kreu në Bukuresht. U vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1923. Gjatë viteve të studimit në shkollën e lartë për elektronikë (Masaçusets, 1926–1931), shfaqi interesa për artin. Gjon Mili përdori për herë të parë fleshin elektronik dhe dritën stroboskopike të shpikura nga prof. Harold Exherton (Edgerton). Nga viti 1939 punoi për 15 vjet si fotoreporter për revistën “Life” të Nju-Jorkut dhe udhëtoi në shumë vende të botës. Veprimtaria artistike e Gjon Milit përfshin shumë zhanre të fotografisë, si peizazhin, reklamën, foton dokumentare, politike, të veprimtarive artistike e sportive etj.; ai përjetësoi artistikisht figura të shquara botërore, si regjisorin Hiçkok, kompozitorin Stravinski, dramaturgët Shon O’Kejsi dhe Jonesko, pianistin Rubinshtein, burra shteti etj. Më 1970 botoi album-monografinë “Piccasso’s third dimension” (“Përmasa e tretë e Pikasos”). Hapi disa ekspozita në kryeqytete të botës prej vitit 1934 deri në vitin 1980. Më 1994, në Nju-Jork u hap një ekspozitë retrospektivë, me rastin e 10-vjetorit të vdekjes. Gjon Mili aplikoi fotografimin me teknikën “ekspozimi i shumëfishtë” brenda kuadrit, duke thyer ligjet për gravitacionin dhe kohën. Fotografitë e Gjon Milit vlerësohen si teknikisht të përkryera dhe artistikisht risuese, me vërtetësi jetësore, gjallëri të pashembullt, herë-herë me humor dhe emocion të veçantë. Punoi me pasion edhe në lëmin e filmit me metrazh të shkurtër, duke qenë njëkohësisht regjisor dhe skenarist i gjashtë filmave kushtuar jetës së njerëzve të shquar, si Shon O’Kejs, Pablo Casals etj. Në Shqipëri u bë i njohur pas vitit 1990. Shoqata e Fotografëve Shqiptarë (themeluar në vitin 1990) dhe Instituti i Fotografisë dhe Filmit (IFF) në Prishtinë (themeluar në vitin 2002) mbajnë emrin e tij. (Në fotografi: Gjon Mili)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1717.

Fotografia: © https://gazetavatra.com/nje-lis-ne-kater-stinet-fotografi-nga-gjon-mili/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img