Kastriot Gjini

Lexo ngjarje:

Në Romë (Itali) u nda nga jeta Kastriot Gjini, kompozitor i njohur shqiptar. Lindi në Tiranë, në vitin 1949. Në moshën 5-vjeçare u aktivizua në Estradën e Gjirokastrës, si fizarmonicist. Kompozimi i parë ishte kënga për pionierë “Fyelli i bariut” (1961), e cila u vlerësua me çmim në Festivalin e Parë të Pionierëve në Tiranë. Studimet në muzikë i zhvilloi në mënyrë autodidakte. Mbaroi Universitetin e Tiranës, dega e anglishtes. Në këto vite Kastriot Gjini krijoi këngë që u vlerësuan me çmime në festivalet kombëtare në Radio Televizionin Shqiptar, si: “Duart e tua”, “Fqinja”, “Sytë e tu” etj. Kastriot Gjini ka krijuar rreth 75 këngë për fëmijë dhe të rritur e muzikë orkestrale. Është bashkautor i muzikës së filmit “Korrierët” (1976). Ai e pasuroi muzikën shqiptare në gjininë e këngës me tingëllime të reja dhe gjetje artistike, sidomos në pikëpamje të melodisë, harmonisë, ritmit dhe tematikës. Këngët e tij spikatën për melodikën e frymëzuar, qartësinë emocionale, tematikën e gjerë e të larmishme si dhe ekspresivitetin. (Në fotografi: Kastriot Gjini)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2021/08/28423828_1370927736386689_3590855155384174763_o-1.jpg

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img