Llazi Sërbo

Lexo ngjarje:

Në Korçë lindi Llazi Sërbo, aktor. Mbaroi studimet e larta për aktor në Institutin e Lartë të Arteve më 1969 dhe fill më pas u emërua në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Në vitet 1986–1993 punoi asistent regjisor në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Në skenën e teatrit të Korçës luajti rreth 30 role kryesore dhe të dyta. Realizoi figura të goditura sidomos në kinematografi. E nisi me rolin e Dalanit në filmin “Yjet e netëve të gjata” (1972), për të mbërritur më pas në mishërime aktoriale të një niveli të lartë, posaçërisht në filmat “Shembja e idhujve” (Mësuesi), “Nusja dhe shtetrrethimi” (kapiteni gjerman Edgard) etj. Loja e Llazi Sërbos bie në sy për përqendrimin e dukshëm të veprimit psikik, për thellësinë dhe vetëpërmbajtjen në të jetuarit e botës së brendshme të personazhit, për syrin zhbirues, për sigurinë dhe qetësinë e jashtme të portretit. Ka vënë në skenë edhe disa pjesë si regjisor. U nda nga jeta në vitin 2010. (Në fotografi: Llazi Sërbo)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/kolosi-i-aktrimit-shqiptar-llazi-serbo-1945-2010-in-memoriam/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img