Zef Mirdita

Lexo ngjarje:

Në Prizren (Kosovë) lindi Zef Mirdita, historian, profesor. Anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në vendlindje kreu gjimnazin klasik. Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në degën e historisë në Universitetin e Zagrebit (1965). Prej vitit 1966, pedagog në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës për lëndët histori e vjetër dhe gjuhë latine. Prej vitit 1993 punoi në Zagreb. Ka kryer specializime në Itali (Universiteti i Romës) dhe në Gjermani (Hajdelberg, Munih). Krahas mësimdhënies, Zef Mirdita ka zhvilluar veprimtari kërkimore-shkencore në fushën e historisë së lashtë të Shqipërisë, e veçanërisht të dardanëve. Ka botuar monografitë: “Dardanci i Dardanija u antici”, Zagreb, 1972 (“Dardanët dhe Dardania në kohën antike”); “Studime dardane” (Prishtinë, 1979; Tiranë, 1982), “Antroponimia e Dardanisë në kohën romake” (Prishtinë, 1981), (botuar edhe gjermanisht, 1982), “Mitet dhe mitologjia në antikë” (Prishtinë, 1988), “Krishtenizmi ndër shqiptarët” (Prizren, 1998) dhe “Religion und Kulte der Dardaner und Dardaniens in der Antike”, Zagreb, 2001 (“Feja dhe kultet e dardanëve dhe të Dardanisë në kohën antike”). U nda nga jeta në Zagreb (Kroaci), në vitin 2016. (Në fotografi: Zef Mirdita)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1734.

Fotografia: © https://www.radiandradi.com/ndrron-jete-historiani-dhe-akademiku-i-njohur-zef-mirdita/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img