Robert Shvarc

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Robert Shvarc, përkthyes. Lindi në Sarajevë (Bosnjë-Hercegovina), 1932. Më 1938 familja (i ati hebre, e ëma shqiptare) u shpërngul në Shkodër e pastaj në Tiranë. Në rini botoi tregime dhe poezi. U mor kryesisht me përkthime letrare, duke sjellë në shqip disa nga kolosët e letërsisë botërore, si Johan V. Gëte, H. Hajne, Bertolt Breht, Stefan Cvajg, Gabriel Markezi e të tjerë. Përktheu gjermanisht vepra të autorëve më në zë të letërsisë shqipe, si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Fatos Arapi etj. Përkthimet e Robert Shvarcit shquhen për një gjuhë të saktë e të pasur dhe për gjallëri në dhënien e dialogëve. Është nderuar me dekoratën gjermane “Kryqi i meritës” dhe me urdhrin “Mjeshtër i Madh”. (Në fotografi: Robert Shvarc)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2648–2649.

Fotografia: © https://www.radiandradi.com/edvin-shvarc-ne-hijen-e-nje-babai-te-njohur/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img