Impresum

info@albanianheritage.al

20.5 C
Tirana
E diel, 10 Maj, 2026

Gazeta “Shqipëria”

Lexo ngjarje:

Në Bukuresht të Rumanisë u botua gazeta “Shqipëria” (1897–1899), e përjavshme (nga nr. 36 e përdyjavshme), me tema shoqërore, letrare, kulturore etj., organ i “Komitetit të Shqiptarëve” të Rumanisë. U botua deri më 18 qershor 1899 (61 numra), shqip, rumanisht, frëngjisht e greqisht. Mbrojti kërkesat e popullit shqiptar për autonomi e pavarësi; ngriti zërin kundër sundimit osman, demaskoi lakmitë shoviniste ndaj Shqipërisë. Trajtoi probleme të gjuhës shqipe e të alfabetit. Një nga themeluesit dhe administratorët e gazetës ishte Visar Dodani. Me qëllim që çështja shqiptare të bëhej e njohur në opinionin publik evropian, herë pas here botonte dhe artikuj në gjuhë të huaja. (Fotografi ilustruese)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2617.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Hafiz Ymer Bakalli

Në një familje të madhe në lagjen “Rus i Vogël” të qytetit të Shkodrës lindi Hafiz Ymer Bakalli, klerik i lartë mysliman, mësues.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img