Sherif Merdani

Lexo ngjarje:

Në Korçë lindi Sherif Merdani, këngëtar. Në vitet 1953–1957 filloi të marrë pjesë në veprimtari artistike, si këngëtar, në Shkollën Pedagogjike në Korçë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, në vitet 1963–1967, në degën histori-gjeografi, ku u aktivizua gjerësisht edhe si këngëtar. Mori pjesë në Festivalin e 8-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, me këngën “Shokë të pandarë” (1969), në Festivalin e 9-të me këngën “Mes jush” (1970), në Festivalin e 10-të, ku fitoi çmimin e parë me “Kënga e nënës” (1971) dhe në Festivalin e 11-të, me këngën “Duart e tua” (1972). Pas vitit 1972 iu ndalua e drejta të dalë në skenë dhe u dënua. U lirua në vitin 1989. Prej vitit 1992 dhe në vazhdim punoi në Ministrinë e Jashtme. Ka qenë atashe kulturor në Itali (1992–1995) dhe Rumani (1998–2001). Ka marrë pjesë në festivale dhe veprimtari të ndryshme, si në Festivalin e Pranverës me këngën “Se kënduam Let it be” (1992) dhe po atë vit në festivalin kombëtar në Radio Televizionin Shqiptar, me këngën “Simfonia e nënës”. U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 2021. (Në fotografi: Sherif Merdani)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://www.balkanweb.com/raporti-sekret-pse-u-arrestua-sherif-merdani-fjalet-qe-e-cuan-ne-burg/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img