Impresum

info@albanianheritage.al

22.5 C
Tirana
E premte, 15 Maj, 2026

Nikollë Mini

Lexo ngjarje:

Në Prizren të Kosovës u nda nga jeta imzot Nikollë Mini, titullar i Kishës Katolike. Lindi në Ferizaj, në vitin 1924. Mësimet e para i kreu në vendlindje dhe më pas i vazhdoi në Shkup. Shkollimin fetar e vazhdoi në Seminarin Dioqezian në Prizren, ndërsa studimet teologjike në Institutin Papnor në Shkodër dhe i përfundoi në Fakultetin Teologjik në Zagreb. U shugurua prift në vitin 1950, në Zagreb, ndërsa meshën e parë e mbajti në Katedralen e Krishtit në Shkup. Shërbeu si kapelan e pastaj u emërua famullitar në Guci, pastaj në Novoselë, më pas vazhdoi në Velezhë dhe në Prizren. Për nevojat e klerit katolik në famullitë shqiptare ka përgatitur tekste të ndryshme dhe libra të lutjeve. Në vitin 1962, nisi botimin e revistës fetare e kulturore “Zani i Zojës Cernagore”, ndërsa në vitin 1970 nxori numrin e parë të revistës mujore “Drita”. Botoi edhe përmbledhjen me këngë kishtare “Kantuali kishtar shqiptar” (1974). (Në fotografi: Nikollë Mini)

Teksti: Fjalor enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1107.

Fotografia: © https://www.botasot.info/religjion-kultura/1293072/prelat-nderi-mons-nikolle-mini-mbetet-nje-figure-madhore-ne-rrafshin-kombetar-fetar-e-kulturor/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Anton Muzaj

Në Vërnakollë të Kosovës lindi Anton Muzaj, klerik, martir i Kishës Katolike.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img