Në Shkodër lindi at Dioniz Makaj, klerik katolik. Mësimet e para dhe të mesme i kreu në kolegjin françeskan të Shkodrës, ndërsa të lartat në Romë. Më 15 korrik 1936 u shugurua meshtar dhe u kthye në Shkodër, ku iu ngarkua detyra e famullitarit të Nikaj-Mërturit. U arrestua më 2 shkurt 1945. U lirua më 1953, pas kryerjes së plotë të dënimit. Nga 15 korriku i vitit 1956 deri më 19 mars 1967, shërbeu si famullitar në Iballë të Pukës. Që pas mbylljes së kishave e deri më 1991, jetoi pranë të nipit, Pal Makajt, në Shkodër. U nda nga jeta në Shkodër, në vitin 2004. U varros më 1 janar 2005, në kishën e Zojës Rruzare tek Arra e Madhe (Shkodër). (Në fotografi: Dioniz Makaj)
Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. V, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 163.
Fotografia: © http://krimetekomunizmit.blogspot.com/2010/07/at-dioniz-maka-deshmi-e-gjalle-e.html
Përpunim grafik: AHCF




