Peter R. Prifti

Lexo ngjarje:

Në San Diego (Kaliforni) u nda nga jeta Peter R. Prifti, historian, gjuhëtar, publicist, përkthyes. Lindi në Rehovë të Kolonjës, në vitin 1924. Emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (1940). Kreu studimet pasuniversitare (bachelor, 1949) dhe master në filozofi në Universitetin e Pensilvanisë (1955). Sekretar i Federatës Panshqiptare “Vatra”  (1958–1960) në Boston. Punoi në MIT (Massachusetts Institute of Technology), në Kembrixh (në Sektorin e Studimeve Ndërkombëtare me fokus Shqipërinë, 1961–1976). Konsulent i gjuhës shqipe në Fakultetin e Gjuhësisë, të Universitetit të Kalifornisë në San Diego (1976–1980). Autor i librave: “Socialist Albania since 1944: Domestic and Foreign Development” Cambridge Mass, 1978 (“Shqipëria socialiste që prej 1944: Zhvillime të brendshme dhe të jashtme”); “Remote Albania: The politics of isolation”, Tiranë, 1999 (“Shqipëria e largët: Politika e izolimit”). Ka botuar përmbledhje artikujsh dhe studime politike e gjuhësore: “Confrontation in Kosova: The Albanian-Serb Struggle 1969-1999”, Columbia University NY, 1999 (“Ballafaqimi në Kosovë: Ndeshja shqiptaro-serbe: 1969–1999”); “Gjuha është organizëm i gjallë” (Tiranë, 1995). Bashkautor në veprën “Standard Albanian; A reference Grammar for students”, Stanford, Kaliforni, 1982 (“Shqipja standarde; Gramatikë për studentët”). Ka hartuar disa zëra që i përkasin Shqipërisë në Enciklopedinë Britanike. Është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” të klasit I. Që nga viti 1980 ishte në profesion të lirë. (Në fotografi: Peter R. Prifti)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2089.

Fotografia: © https://www.dignitymemorial.com/fr-ca/obituaries/san-diego-ca/peter-prifti-4351707

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img