Ferit Vokopola

Lexo ngjarje:

Në Vokopolë të Beratit lindi Ferit Vokopola, politikan, teolog, përkthyes, organizator i Kongresit të Lushnjës dhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë në Vlorë, më 28 nëntor 1912, firmëtari më i ri i Aktit të Pavarësisë, ndër themeluesit e Medresesë së Tiranës, ndër autorët më përfaqësues të mistikës islame në Shqipëri. Kreu gjimnazin e Beratit dhe studioi në Universitetin e Stambollit për drejtësi dhe ekonomi, ku pas vitit 1908 bashkëpunoi me gazetat “Zgjimi” dhe “Bashkimi i Kombit”. Më 1912 mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, ku dhe firmosi në Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “M. Ferit Vokopola”. U caktua kryesekretar i Ministrisë së Financave në qeverinë e Ismail Qemalit; pas vitit 1914 qe kryesekretar i Ministrisë së Punëve Botore në qeverinë e Turhan pashë Përmetit. Në Kongresin e Durrësit qe përfaqësues i Lushnjës, mbajti fjalën e hapjes dhe u zgjodh sekretar. Në vitet 1923–1925, 1927–1928 ishte ministër i Bujqësisë dhe zëvendës i Punëve Botore. Më 1928–1939 u zgjodh sërish deputet duke përfaqësuar prefekturën e Beratit, ku më 1928 qe nënkryetar i Asamblesë Kushtetuese. Në fushën e legjislacionit Vokopola u shqua si një nga ligjbërësit kryesorë të Parlamentit të viteve ‘20–’30 të shekullit XX. Ai, së bashku me deputetë të tjerë, përgatitën dhe miratuan në parlament Kodin Civil të viteve ’30. Ishte ndër organizatorët kryesorë për themelimin e “Komunitetit mysliman” dhe jep një kontribut të ndjeshëm për ngritjen e Medresesë së Përgjithshme të Tiranës. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia më 1939, Vokopola u tërhoq nga jeta politike dhe administrata shtetërore, duke iu kushtuar krejtësisht aktivitetit fetar. Punoi në Institutin e Historisë si bashkëpunëtor, duke i kaluar vitet e pleqërisë si përkthyes i dokumenteve historike nga osmanishtja. U nda nga jeta në Durrës, në vitin 1969. (Në fotografi: Ferit Vokopola)

Teksti: Qendra e Botimeve për Diasporën, Tiranë

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Ferit_bej_Vokopola

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img