Formimi i Brigadës XVIII Sulmuese e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare.

Lexo ngjarje:

U formua Brigada XVIII Sulmuese e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. U formua në Sllatinë të Peshkopisë nga batalionet partizane të Dibrës, Çermenikës, e Martaneshit, si dhe me vullnetarë të rinj nga krahinat e Dibrës, që u organizuan në katër batalione. Më 22 gusht 1944, së bashku me forcat e Brigadës V Sulmuese forcat e saj zhvilluan me sukses luftimin e parë mësymës kundër forcave gjermane e kolaboracioniste të përqendruara në malin e Korabit. Nga ky sulm armiku pati shumë humbje dhe dështoi operacioni “Gjahu i dhelprave”, që synonte të pushtonte Peshkopinë e çliruar. Dy batalione të Brigadës XVIII Sulmuese, në bashkëveprim me forcat e Brigadën V Sulmuese, më 2 shtator çliruan qytetin e Dibrës; më 21 shtator në rajonin e fortifikuar të Kalasë së Dodës dhe në Lumë ajo goditi dhe shpartalloi forca që bashkëpunonin me armikun; forca të Brigadës XVIII Sulmuese morën pjesë në çlirimin e qytetit të Kërçovës. Në këto luftime ra dëshmore Hibe Palikuqi. Pas një vargu veprimesh luftarake kundër hitlerianëve në tërheqje, gjatë rrugës Prizren-Kukës-Pukë dhe në rrethinat e Prizrenit, më 5 nëntor brigada filloi goditjen kundër pushtuesve nazistë në Kukës. Së bashku me Brigadën V Sulmuese mori pjesë në çlirimin e Prizrenit më 16 nëntor, kurse më 17 nëntor ajo goditi e shpartalloi kolonën e ushtarëve nazistë, që drejtoheshin nga Prizreni në Kukës dhe, më 18 nëntor, çliroi qytetin e Kukësit. Brigada drejtohej nga shtabi me komandant Esat Ndreun dhe komisar Miço Kallamatën. (Në fotografi: Partizanë të Brigadës XVIII Sulmuese.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 306.

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img