Gjergj Kokoshi

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Gjergj Kokoshi, veprimtar politik, ministër i Arsimit (tetor 1944 – janar 1945), deputet. Lindi në Shkodër në vitin 1904. U laurua për letërsi në Paris. Gjatë luftës mori pjesë në rezistencën antifashiste, si kolonel në zonën e Dibrës, dhe qe anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar. Në tetor të vitit 1944 u zgjodh ministër i Arsimit, post nga i cili dha dorëheqje në janar 1945. Në shtator dhe në fillim të dhjetorit të po këtij viti, edhe pse ishte anëtar i Frontit Demokratik, e shprehu hapur kundërshtimin e tij ndaj ligjit të ri zgjedhor, që nuk lejonte pjesëmarrjen në zgjedhje të partive të tjera. Emri i tij lidhet me lindjen e Partisë Social-Demokrate Shqiptare dhe me lëvizjen opozitare, të njohur si Bashkimi Demokrat. U zgjodh deputet në legjislaturën e parë pas luftës. U arrestua në janar të vitit 1946 me motivacionin si “bashkëpunëtor dhe sabotator i pushtetit, ka bërë pjesë në radhët e Ballit Kombëtar”. U dënua me vdekje, si dhe me konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. Me vendim të Gjykatës së Lartë Ushtarake, dënimi iu kthye në 25 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. (Në fotografi: Gjergj Kokoshi)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. IV, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2015, faqe 263.

Fotografia: © http://gazetashqiptare.al/2019/03/20/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img