Ndoc Mazi

Lexo ngjarje:

Në Vig të Mirditës u vra në luftë me forcat e Gjon Marka Gjonit, Ndoc Mazi, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Shkodër, në vitin 1920. Nxënës në gjimnazin e Shkodrës përqafoi idetë komuniste dhe u bë anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës (1937). U dënua me burgim nga gjyqi që u organizua në Tiranë, në shkurt 1939, kundër komunistëve. U burgos në Mbreshtan të Beratit, nga ku u arratis së bashku me komunistët e tjerë pas agresionit fashist të 7 prillit. U hodh në veprimtari antifashiste dhe dha ndihmesë në organizimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare menjëherë pas themelimit të saj. Mori pjesë në mbledhjen për formimin organizatës së Rinisë Komuniste Shqiptare (nëntor 1941). U zgjodh sekretar organizativ i Qarkorit të Rinisë Komuniste Shqiptare për Durrësin dhe më vonë anëtar i Komitetit Qarkor të Rinisë Komuniste Shqiptare për Shkodrën (1942). Për veprimtari antifashiste u arrestua dhe u torturua mizorisht. Në Shkodër punoi për krijimin e bazave dhe teknikës së luftës. Partizan me batalionin “Perlat Rexhepi” (1943). Propagandoi idetë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në zonën Pukë-Mirditë. (Në fotografi: Ndoc Mazi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1660.

Fotografia: © Ledio Xhoxhi, arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img