Shyqyri Alimerko

Lexo ngjarje:

Në Lepenicë të Vlorës u vra Shyqyri Alimerko, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Tragjas të Vlorës, në vitin 1923. Ndoqi shkollën e mesme tregtare në Vlorë, ku përqafoi idetë përparimtare demokratike. Pas pushtimit fashist u bë një nga veprimtarët e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare në Vlorë. Mori pjesë aktive në demonstratat antifashiste si dhe në aksionin e djegies së depove të municionit të ushtrisë italiane në Pashaliman, në gusht të vitit 1941. Për veprimtari antifashiste u arrestua disa herë. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare nga viti 1942. U vra duke luftuar kundër ithtarëve të grupit të Sadik Premtes, në Lepenicë të Vlorës. (Në fotografi: Shyqyri Alimerko)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2089, faqe 56-57.

Fotografia: © Ledio Xhoxhi, arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img