Vehbi Rexhepi

Lexo ngjarje:

Në Gjilan lindi Vehbi Rexhepi, veprimtar politik. Shkollën fillore dhe shkollën qytetare publike i kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme profesionale “Realka”, në Shkup, dhe Shkollën e Lartë Politike, në Beograd. Në maj të vitit 1943 u arrestua në Tiranë dhe u dënua me dy vjet e gjysmë burg, prej nga u lirua vetëm pas kapitullimit të Italisë (10 shtator 1943). Ishte ndër themeluesit e Organizatës së Rinisë Antifashiste të Gjilanit. Një pjesë të aktivitetit antifashist e zhvilloi në Sanxhak. Në Prijepole burgoset dy herë nga Gestapoja. Pas çlirimit të Prijepoles iu bashkëngjit njësiteve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë, ku qëndroi deri në mars të vitit 1945. Më pas kthehet në Gjilan, ku kreu detyra të shumta me përgjegjësi, deri në tetor të vitit 1950, kur burgoset dhe dërgohet në burgun e Goli Otokut. Pas kthimit nga Goli Otoku, në vitin 1953 shpërngulet në Shkup, ku punoi si fotograf. Më vonë kthehet në Prishtinë dhe hap studion private të fotografimit. U nda nga jeta në Prishtinë, në vitin 1997. (Në fotografi: Vehbi Rexhepi)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. 2, Akademia e Shkencave dhe e Areve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1424.

Fotografia: © https://www.kultplus.com/trashegimia/vehbi-rexhepi-fotografi-i-lux-dhe-njeriu-i-ambicieve/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img