Ndue Shyti

Lexo ngjarje:

Në fshatin Gojan të krahinës së Mirditës (rrethi Pukë) lindi Ndue Shyti, instrumentist virtuoz i çiftelisë, bilbilit e sharkisë, novator dhe krijues i formacioneve popullore me instrumente tradicionale, Artist i Popullit. Ndue Shyti pasuroi repertorin muzikor të çiftelisë, të krijuar nga Gjin Shkoza, duke krijuar një teknikë përdorimi më të ndërlikuar e të pasur me figuracione muzikore të shtjelluara në parimet e variacioneve të lira, duke sjellë emocione të reja në tingëllimin e saj. Ndue Shyti është edhe instrumentist i bilbilit dhe krijues i një repertori specifik për atë instrument. Së bashku me mjeshtrin e ndërtimit Frano Pali, arritën të ndërtojnë formacionin instrumental të rrethit të Pukës, duke harmonizuar instrumente muzikore, që dikur luanin vetëm repertor solo dhe që nuk mund të disiplinoheshin. Përvoja e tij në dekadat e fundit u përhap në të gjithë rrethet veriore të Shqipërisë. Ka marrë pjesë në një varg turnesh të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe të Valleve Popullore (Tiranë) dhe të ansambleve “Puka” e “Dajti” në vende të ndryshme të botës. U nda nga jeta në vitin 2017. (Në fotografi: Ndue Shyti)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2649.

Fotografia: © https://kohajone.com/ndue-shyti-diamanti-qe-shndrit-ne-gjerdanin-e-vlerave-te-folkut/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img