Qazim Kokoshi

Lexo ngjarje:

Në Vlorë lindi Qazim Kokoshi, rilindës, patriot, firmëtar i Pavarësisë. Në vendlindje mori mësimet e para në shkollën turke të qytetit, për të vazhduar më tej në gjimnazin e mirënjohur “Zosimea” të Janinës. Kthehet në vendlindje, aty ku nis aktivitetin e tij politik duke qenë një ndër themeluesit e klubit patriotik “Labëria”. Për shkak të kësaj veprimtarie kundër Perandorisë Osmane, dënohet nga administrata me vdekje. Arrin të arratiset drejt Korfuzit dhe më pas drejt Italisë. Gjatë Shpalljes së Pavarësisë, Qazim Kokoshi ka kryesuar punën organizative për mbajtjen e Kuvendit në Vlorë, ku u mirëpritën delegatë nga të gjitha trojet shqipfolëse. Mori pjesë si delegat i Vlorës dhe gjithashtu një nga firmëtarët e Aktit të Shpalljes së Pavarësisë. Delegat i Vlorës në Kongresin e Lushnjës (1920) dhe një nga udhëheqësit e Luftës së Vlorës. Ka kontribute të rëndësishme në konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar, si dhe mori pjesë në jetën politike e parlamentare në vitet ’20 të shekullit XX. Mbështeti Lëvizjen e Qershorit (1924). Për këtë arsye, arratiset pas rikthimit të Ahmet Zogut, për t’u kthyer në Shqipëri falë një amnistie të vitit 1928. Mori pjesë në “Organizatën e fshehtë të Vlorës”, një grupim kundër regjimit monarkist. Dënohet me vdekje, por për shkak të reagimit patriotik të qytetit të Vlorës, dënimi iu ndryshua me 4 vjet heqje lirie. Gjatë luftës antifashiste arrestohet nga Gestapo dhe internohet në Bergamo të Italisë. Më 1945 kthehet në Shqipëri, dhe, paradoksalisht, me vendosjen e diktaturës komuniste e dënojnë me 2 vjet heqje lirie. U konsiderua reaksionar dhe shumë pjesëtarë të tjerë të familjes iu burgosën. U nda nga jeta në burg nga torturat më 1947 dhe trupi i tij nuk iu dha familjes. (Në fotografi: Qazim Kokoshi)

Teksti: Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, Tiranë

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Qazim_Kokoshi

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Alan Shepard

Në Kaliforni të ShBA-së u nda nga jeta Alan Shepard, astronauti i parë amerikan, me origjinë shqiptare nga Dardha e Korçës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img