Petro Kokushta

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Petro Kokushta, piktor i shekullit XX–XXI. Kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, në degën e pikturës së kavaletit (1969). Nga viti 1970, Kokushta ishte pedagog në Institutin e Lartë të Arteve dhe më tej, nga viti 1987 ishte Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat më të rëndësishme lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Petro Kokushta, në krijimtarinë e tij shpalos vepra interesante me ngjyra të plota e të fuqishme, të cilat u kanë sjellë pikturave një status modern dhe pothuaj jashtë normave të rrepta formale, akademike dhe skolastike të kohës. Para viteve 1990, piktura e Kokushtës nuk mund të dilte plotësisht jashtë kornizave që kërkonte dhe impononte koha. Ai ka realizuar cikle peizazhesh nga zona bregdetare e Vlorës, Gjirokastrës dhe Tiranës. (Në fotografi: Vepra e Kokushtës “Pranverë në kodrat e Tiranës”, 2020, vaj në kanavacë.)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920-2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 162.

Fotografia: © Koleksioni i autorit

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img