Pandeli Evangjeli

Lexo ngjarje:

Në Korçë u nda nga jeta Pandeli Evangjeli, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, kryeministër dhe funksionar i lartë i shtetit gjatë periudhës së pavarësisë. Lindi në Korçë, në vitin 1859. Më 1878, emigroi në Bukuresht. U përfshi në veprimtarinë atdhetare të kolonisë shqiptare të Rumanisë. Më 1895 u zgjodh kryetar i shoqërisë “Dituria” dhe më 1907, bashkë me atdhetarë të tjerë shqiptarë, krijoi në Bukuresht “Komitetin për Lirinë e Shqipërisë”. Më 1919, kryesoi përfaqësinë e kolonisë shqiptare të Rumanisë në Konferencën e Paqes në Paris; më 1920-n, u caktua anëtar i delegacionit qeveritar shqiptar pranë asaj konference. U kthye në Shqipëri më 1921 dhe punoi në institucionet e larta të shtetit shqiptar. Dy herë kryeministër, deputet i Parlamentit, ministër i Jashtëm, kryetar i Parlamentit dhe i Senatit. Është dekoruar me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. (Në fotografi: Pandeli Evangjeli)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 624.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Pandeli_Evangjeli

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img