Llambro Andoni

Lexo ngjarje:

Ra heroikisht në luftimet kundër nazistëve gjermanë pranë Morinit, në rrugën Kukës-Prizren, Llambro Andoni, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Vuno të Himarës, në vitin 1920. Që nga viti 1942 e shndërroi stanin e tij në bazë për njësitin gueril të bregdetit. Në përbërjen e këtij njësiti mori pjesë në disa aksione kundër pushtuesve e bashkëpunëtorëve të tyre. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare në prill 1943. Si anëtar shtabi batalioni në Brigadën V Sulmuese (1944) u dallua për aftësi komandimi, sidomos në veprimet luftarake në zonat e Veriut. Ra heroikisht në vitin 1944. (Në fotografi: Llambro Andoni)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 71.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img