Formimi i Brigadës XXII Sulmuese e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare

Lexo ngjarje:

Në Pezë u formua Brigada XXII Sulmuese e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. U formua me partizanë të Grupit të Pezës. Efektivi prej rreth 1100 vetash u organizua në katër batalione. Një ditë pas formimit u hodh në mësymje për të spastruar zonën e Shijakut. Më 23 dhe 25 shtator batalioni III i saj sulmoi forcat naziste gjermane në Lekaj të Kavajës, ndërkohë që repartet e tjera zhvilluan luftime gjatë rrugës Ndroq-Plazhi, në Durrës, dhe Kavajë-Rrogozhinë-Peqin. Partizanët depërtuan edhe në rrethinat e Tiranës. Në rrugën Mamurras-Milot ata goditën pa ndërprerje armikun dhe shpartalluan postat e tij. Më 27 shtator, Brigada XXII Sulmuese u rreshtua në Divizionin II Sulmues të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Në mbrëmjen e 6 tetorit asgjësoi disa forca që bashkëpunonin me gjermanët në Kashar e në Kus të Tiranës. Prej këtej marshoi në drejtim të Matit dhe, më 13 tetor, u përqendrua në Lurë. Nga 17.10. – 30.11.1944 mori pjesë në luftimet mësymëse që zhvilloi Divizioni II Sulmues dhe njësitë e tjera të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare për çlirimin e Mirditës (Shënpalit), të Pukës e të Shkodrës. Më 18.11.1944 u rreshtua në Divizionin VI Sulmues të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Pas çlirimit të Shkodrës ajo kaloi kufirin shtetëror dhe mori pjesë në luftimet për çlirimin e Tuzit, ku ranë dëshmorë 14 partizanë. Në bashkëveprim me Brigadën VI, VII, VIII Sulmuese, mori pjesë në çlirimin e Podgoricës dhe të Vishegradit (Bosnjë). Pasi kreu detyrën, duke përshkuar një rrugë luftarake prej rreth 2000 km, u kthye në atdhe. Brigada drejtohej nga shtabi me komandant Sali Verdhën. Nga radhët e Brigadës XII Sulmuese ranë 112 dëshmorë, prej të cilëve 85 në territorin e Jugosllavisë. Brigada botoi organin politiko-ushtarak “Përpara”. (Në fotografi: Rreshtimi i Brigadës XXII Sulmuese.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 307.

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img