Branko Merxhan

Lexo ngjarje:

Në Turqi u nda nga jeta Branko Merxhani, publicist dhe sociolog. Lindi në Sopik të Gjirokastrës, më 1894. U vendos me familjen jashtë vendit. Erdhi në Shqipëri nga fundi i viteve ’20 të shekullit XX, pasi kishte kryer studimet e larta për filozofi. U bë një nga figurat kryesore të “lëvizjes mendore të viteve ’30”. Bashkëpunoi në fillim me gazetën “Demokratia” të Gjirokastrës. Branko Merxhani së bashku me Vangjel Koçën, Nebil Çikën e të tjera figura të spikatura të jetës mendore të viteve ‘30, themeluan një rrymë të re të mendimit politiko-shoqëror shqiptar me emrin “Neoshqiptarizma”, që me idetë e saj synonte të çrrënjoste sistemin anakronik gjysmëfeudal, mendësinë orientale dhe përçarjen shoqërore, për të ndërtuar në vend të tyre një shoqëri me zhvillim të gjithanshëm kulturor, shpirtëror, moral dhe arsimor, nën drejtimin e një elite të kulturuar. Branko Merxhani ishte për një rilindje të re kombëtare, që duhej ta nxirrte Shqipërinë nga prapambetja, duke u orientuar nga vendet demokratike europiane. U largua nga Shqipëria pas pushtimit fashist dhe u vendos në Turqi, ku bashkëpunoi në disa nga gazetat më të njohura. (Në fotografi: Branko Merxhani)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 3038–3039.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Branko_Merxhani

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img