Në luftë në Buzëmadh të Lumës ra heroikisht Hysen Çino, veprimtar i lëvizjes punëtore dhe i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Vranisht të Vlorës, në vitin 1920. Punëtor në guroren e Ujit të Ftohtë dhe mori pjesë në grevat e punëtorëve. U hodh në radhët partizane, në fillim në çetën “Plakë” të Vlorës (1942), më pas zv.komandant në çetën “Sali Murati” (1943), komandant batalioni në Brigadën V Sulmuese (1944). Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare. U nda nga jeta në vitin 1944. (Në fotografi: Hysen Çino)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 396.
Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak.
Përpunim grafik: AHCF




