Fejzi Alizoti

Lexo ngjarje:

Në Gjirokastër lindi Fejzi Alizoti, veprimtar politik. U diplomua në Stamboll për financë dhe diplomaci. Shërbeu në administratën e Perandorisë Osmane, zv.guvernator në Liban, kajmekam në Libi, në Anadoll dhe në Prizren, prefekt i Prishtinës gjatë luftërave ballkanike (1912–1913), e më pas zv.vali në Shkup. Në vitin 1913 qëndroi në Stamboll dhe më pas shkoi në Rumani. Me kërkesën e Ismail Qemalit erdhi në Shqipëri, ku u emërua prefekt i Beratit, më pas sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Vlorës, ministër i Punëve të Brendshme (nëntor 1913). Në vitet 1916–1918 qe drejtor i financave për territorin nën administrimin e Austro-Hungarisë, në vitet 1926–1939 deputet. Fejzi Alizoti është ndër figurat kryesore të Asamblesë së 12 prillit 1939. Ministër Shteti, Sekretar Shteti për Financat (12.04.1939–05.04.1940). Mbante titullin e përjetshëm honorifik “Ministër shteti i Mbretërisë Italiane”. Komisar civil i Qeverisë Shqiptare në Kosovë (korrik 1941 – dhjetor 1941). Kryetar i fundit i Këshillit të Epërm Fashist Korporativ Shqiptar (shih, 16.05.1943–4.08.1943). Kryetar i komisionit nismëtar të intelektualëve antikomunistë, më 1944. U arrestua në nëntor të vitit 1944, u dënua me vdekje si kolaboracionist. U ekzekutua me pushkatim në vitin 1945. (Në fotografi: Fejzi Alizoti)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 57.

Fotografia: © https://www.radiandradi.com/fejzi-alizoti-komisari-i-tokave-te-lirueme-shqiptare-nga-eugen-shehu/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img