Lufta e Krujës

Lexo ngjarje:

U zhvillua “Lufta e Krujës”, një sërë luftimesh mësymëse dhe mbrojtëse të zhvilluara nga forcat partizane kundër gjermanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, për çlirimin e qytetit të Krujës. Me këtë detyrë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare ngarkoi forcat e batalionit partizan të Dibrës, të Krujë-Ishmit dhe të Matit. Në luftime morën pjesë edhe rreth 400 italianë të ish-divizionit “Firence”, të bashkuar me forcat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Mori pjesë edhe Abaz Kupi me forcat e tij, që u vendosën në pjesën jugore. Mësymja filloi orët e para të 22 shtatorit 1943. Në pamundësi të qëndronin gjatë, forcat armike e braktisën qytetin. Tentativa armike e po asaj dite për ripushtimin e Krujës dështoi. Për të ripushtuar Krujën komanda gjermane krijoi grupin e posaçëm luftarak “Neuman”, i cili bashkë me shumë milicë, i mbështetur nga artileria dhe aviacioni, mëngjesin e 24 shtatorit u hodh në kundërmësymje. Gjatë kundërmësymjes, ushtarët italianë që mbronin njërin krah të rrugës automobilistike, lëshuan pozicionet dhe u tërhoqën. Me qëllim që të ruante forcat dhe popullsinë nga dëmtimi dhe përballë epërsisë shumë të madhe të gjermanëve e bashkëpunëtorëve të tyre, komanda partizane urdhëroi tërheqjen. Në luftime gjermanët lanë rreth 100 të vrarë e të plagosur, veç robërve. (Në fotografi: Batalionet partizane të formuara deri në korrik 1943.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1549.

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img