Hysni Kapo

Lexo ngjarje:

Në Paris u nda nga jeta Hysni Kapo, një nga drejtuesit e Partisë Komuniste Shqiptare, të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të shtetit shqiptar pas çlirimit, Hero i Popullit, Hero i Punës Socialiste. Lindi në Tërbaç të Vlorës, në vitin 1915. Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare veproi si drejtues politik e ushtarak për organizimin e partisë e të luftës së armatosur, në fillim në qarkun e Vlorës e më pas në shkallë vendi. Sekretar politik i Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste për Vlorën (1941–1943). Në Konferencën II Nacionalçlirimtare (shtator 1943) u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar; në Kongresin e Përmetit (maj 1944), anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe i kryesisë së tij, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare (1944), komisar politik i Korparmatës I të Ushtrisë Nacionalçlirimtare (1944). Pas Çlirimit u ngarkua me funksione të larta në sektorë të rëndësishëm të shtetit, të ekonomisë, të ushtrisë e të diplomacisë; në vitet 1950–1956 qe ministër i Bujqësisë dhe zv.kryetar i Këshillit të Ministrave. Anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë nga viti 1944, sekretar i KQ-së të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë (1956–1979). Deputet i Kuvendit Popullor në të gjitha legjislaturat. U nda nga jeta në Paris, pas një sëmundjeje të rëndë. (Në fotografi: Hysni Kapo)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1117.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Hysni_Kapo

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img