Impresum

info@albanianheritage.al

21.5 C
Tirana
E hënë, 18 Maj, 2026

Rexhep Krasniqi

Lexo ngjarje:

Në Nju-Jork u nda nga jeta Rexhep Krasniqi (1906–1999), veprimtar politik dhe i arsimit kombëtar. Lindi në Gjakovë. Kreu liceun “Theresianum” të Vjenës dhe studimet e larta për filozofi në Vjenë, ku në korrik 1934 mbrojti doktoratën me temën “Kongresi i Berlinit dhe Shqipëria Verilindore”. U vendos në Shqipëri dhe fillimisht punoi profesor i gjeografisë dhe i historisë në gjimnazin e Gjirokastrës e, më vonë, zv.drejtor i atij gjimnazi. Më 1938, u transferua në Tiranë si drejtor i Arsimit të Mesëm, më vonë inspektor në Ministrinë e Arsimit. Në fund të vitit 1941 u emërua drejtor i Shkollës Normale “Sami Frashëri” të Prishtinës, ku njëkohësisht dha mësimin e gjuhës gjermane. Ministër i Arsimit (shkurt–prill 1943) në qeverinë e Maliq Bushatit. Mori pjesë në Kongresin Themelues të Lidhjes II të Prizrenit dhe qe nënkryetar i saj për një periudhë. Nënkryetar i Asamblesë Kombëtare të mbledhur me nxitjen e pushtuesve gjermanë, më 6–27 tetor 1943. Në prag të çlirimit të vendit, Rexhep Krasniqi u largua nga Shqipëria. Qëndroi në Itali, Siri, Australi, SHBA, ku ishte një nga drejtuesit kryesorë të Komitetit “Shqipëria e Lirë”, të cilën e udhëhoqi deri në vitin 1992. Është autor i një vargu artikujsh e punimesh në historiografi dhe bashkëpunëtor në gazetat “Kosova”, “Bashkimi i Kombit”, “Lidhja e Prizrenit” etj. Në vitin 1994 u dekorua me titullin “Naim Frashëri” të klasit të parë. (Në fotografi: Rexhep Krasniqi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1340.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Rexhep_Krasniqi

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Qamil Grezda

Në Gjakovë lindi Qamil Grezda, piktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img