Lef Nosi

Lexo ngjarje:

U pushkatua si kolaboracionist Lef Nosi, veprimtar i lëvizjes kombëtare, studiues. Lindi në Elbasan. Kreu gjimnazin në Athinë. Nisi po aty studimet e larta në degën e farmacisë, por i ndërpreu pas dy vjetësh dhe u kthye në Elbasan. Punoi si autodidakt për të zgjeruar kulturën dhe për të mësuar gjuhë të huaja. Veprimtarinë politike dhe shoqërore e nisi në fillim të viteve të para të shekullit XX. Më 1909, u zgjodh nënkryetar i klubit “Vllazëria” të Elbasanit dhe po atë vit themeloi dhe drejtoi shoqërinë “Afërdita”; më 1910, botoi gazetën e parë të qytetit të tij, “Tomorri”. Lef Nosi dha ndihmesë në punimet e Kongresit të Elbasanit (1909) dhe në hapjen e Shkollës Normale. Në gazetën e tij botoi shkrime e artikuj të përkthyer nga shtypi evropian, ku pasqyroheshin problemet e kohës dhe interesat kombëtarë shqiptarë. Në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës u zgjodh ministër i Postë-Telegrafës. Lef Nosi ishte mbledhës i kujdesshëm i objekteve antike e etnokulturore, i materiale arkivore, dorëshkrimeve e dokumenteve historike. Anëtar i delegacionit kombëtar në Konferencën e Paqes në Paris (1919–1920). Anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës në kohën e pushtimit gjerman të Shqipërisë (tetor 1943). Në vitin 1945, u arrestua si kolaboracionist dhe u dënua me vdekje; u pushkatua në shkurt 1946. Është dekoruar më Urdhrin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. (Në fotografi: Lef Nosi; Lef Nosi gjatë seancës gjyqsore)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 1854–1855.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Lef_Nosi

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img