Skënder Sallaku

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Skënder Sallaku, aktor i humorit, Artist i Popullit. Lindi në Tiranë, në vitin 1935. Kreu institutin e lartë të kulturës fizike “Vojo Kushi”, por u bë i njohur me talentin e tij të veçantë në gjinitë e humorit dhe u aktivizua si aktor profesionist në Estradën e Tiranës (1956). Ka luajtur mbi 1000 role nga më të ndryshmet në estradë. Galeria e figurave të tij është shumë e pasur. Një përmbledhje me disa nga rolet më të spikatura e ka interpretuar edhe në dy filmat: “Estrada në ekran” (1968) dhe “Kur hiqen maskat” (1975). Ka luajtur edhe në disa komedi të njohura, si te “Borgjezi fisnik” e Molierit (Zhurdeni), tek inskenimi i romanit “Don Kishoti” i Servantesit (Sanço Pança), dhe në kinokomeditë “Gjuetia e fundit” (1992), “Revolja e humbur” (1994), “Oreksi i madh” (1996) etj. U dallua për mimikë të zhvilluar, sidomos të syve; zotëronte një plastikë të zhdërvjelltë prej akrobati, madje ka luajtur edhe si akrobat e si kloun i cirkut. Për këtë ka kryer një specializim njëvjeçar në Kinë (1960–1961). Me të folurit e tij karakteristik, gjithashtu me mjeshtërinë për rolet komike, Skënder Sallaku u bë një nga aktorët e dashur të humorit në Shqipëri. Skënder Sallaku ka qenë kampion kombëtar i mundjes në peshë 57 kg (1959, 1960). (Në fotografi: Skënder Sallaku)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2295.

Fotografia: © https://www.gazetatema.net/2014/02/11/ndahet-nga-jeta-aktori-i-njohur-skender-sallaku

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img