Lindi në Berat, Mina Koxhaku, aktor. Pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve më 1973, filloi punë në teatrin “Bylis” të Fierit, gjer më 2000, kur doli si aktor i lirë. Ka luajtur shumë role në këtë teatër dhe është dalluar për krijimin e karaktereve origjinale: figura të rinjsh gazmorë, njerëz me sjellje të shpenguara, të moshuar a fshatarë të urtë e ironikë. Në aktrimin e tij përgjithësisht spikatin veprimet e shpenguara dhe tonet humoristike, të përthyera nën një përshtatshmëri aktoriale organike, që shoqërohet me befasime të këndshme dhe një natyrshmëri, thjeshtësi e spontanitet të dukshëm. Ka luajtur edhe në 7 filma. U nda nga jeta në vitin 2013. (Në fotografi: Mina Koxhaku)
Teksti: Josif Papagjoni
Fotografia: © https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/mina-koxhaku-1950-2013-homazh-aktorit-te-skenes-dhe-ekranit/
Përpunim grafik: AHCF




