Impresum

info@albanianheritage.al

20.5 C
Tirana
E diel, 10 Maj, 2026

Ilirian Bezhani

Lexo ngjarje:

Lindi në Tiranë Ilirian Bezhani, dramaturg, aktor, regjisor. Pasi mbaroi teknikumin e ndërtimit, kreu shërbimin ushtarak, dhe më pas shkollën e mesme në vitin 1969. Qysh ushtar filloi të shkruajë pjesë skenike. Në vitin 1975 mbaroi Institutin e Lartë të Arteve dhe nisi punë si aktor në teatrin “Bylis” të Fierit, ku debutoi për 7 vjet. Në vitin 1983 u transferua në Teatrin Popullor, ku luajti role të natyrave të ndryshme. Roli me të cilin pati një sukses të dukshëm ishte ai i Sandrit te komedia “Pallati 176” e Adelina Balashit. Pas viteve 1990 spikati si komediograf duke shkruar disa vepra, si: “Zoti godet me putër” (1995), “Mashtruesit” (1997), “Kush e ka fajin” (2000), “Pesha e fajit” (2003), “Porta e përrallave” (2006) etj. Ilirian Bezhani bën problematikë e shqetësim të komedive të tij dukuri të mprehta sociale të periudhës së ndryshimeve rrënjësore në shoqërinë shqiptare postkomuniste, e quajtur ndryshe “periudha e tranzicionit”. Tonet janë jo vetëm ironike e sarkastike, por ato shoqërohen edhe me një patos të fortë qytetar kundër deformimeve të frikshme sociale e psikologjike të njeriut të sulmuar nga lakmia për fitime të pamerituara, nga mashtrimi, hipokrizia, iluzionet e rreme, populizmi politik etj. Përpos si aktor dhe dramaturg, ka vënë në skenë si regjisor pothuajse të gjithë pjesët dhe komeditë e tij, duke u përkujdesur posaçërisht për vërtetësinë e tablove dhe të situatave komike, për marrëdhënie sa më të besueshme midis aktorëve, krijimin e karaktereve komike, sikundër edhe për dinamikën dhe ritmin përgjithësisht të lartë të veprimit skenik. (Në fotografi: Ilirian Bezhani)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://www.facebook.com/photo/?fbid=4342555145758288&set=pcb.4342555475758255

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Hafiz Ymer Bakalli

Në një familje të madhe në lagjen “Rus i Vogël” të qytetit të Shkodrës lindi Hafiz Ymer Bakalli, klerik i lartë mysliman, mësues.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img