Lindi në Berat Pranvera Lumani (Veizi), aktore. Pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve më 1987, filloi punë si aktore në Estradën Profesioniste të Beratit dhe më pas, më 1994, në Estradën e Tiranës. Luajti në gjedhe të llojllojshme të humorit: komedi, skeçe, intermexo, parodi, monologë, kuplete etj. Me larushinë e figurave, krijoi shpejt një individualitet të sajin aktorial. Elementet e groteskut dhe të zmadhimit shkriheshin brenda ndjesisë së saj ndaj vërtetësisë artistike, saktësisë së të vepruarit, kuptimit të drejtë të humorit dhe satirës. Edhe në kinematografi interpretoi në 6 filma artistikë, duke nisur së pari me filmin “Në prag të jetës” (1985, në rolin kryesor të Bertës), “Kur hapen dyert e jetës” (Vera, 1986) etj. (Në fotografi: Pranvera Lumani)
Teksti: Josif Papagjoni
Fotografia: © https://dritare.net/nga-aktore-e-njohur-ne-shqiperi-ne-parukiere-ne-shba-si-ka-ndryshuar-jeta-e-pranvera-lumanit
Përpunim grafik: AHCF




