Mbaroi Akademinë e Arteve dhe u diplomua për aktore më 1997. Që prej vitit 2001 është pedagoge në këtë Akademi, kurse nga viti 2002 aktore në Teatrin Kombëtar. Ka luajtur 17 role në teatër si dhe tri role në filma. Është aktore e planit dramatik, me një ndjeshmëri të spikatur, e cila herë përkap e jep shëmbëllime gati natyrale të çasteve nevrotike të personazhit, herë nën pamjen e butësisë dhe të brishtësisë femërore fsheh ndjenja të thella dashurie dhe ankthin e pasigurisë dhe herë jep shëmbëllime të çasteve të rënda psikologjike, por të fshehura pas një flegmatizmi e pezmi të thellë. Valbona Imami ka marrë pjesë në shkëmbime përvojash profesionale, si dhe në takime a festivale teatrore në Itali, Spanjë, Suedi, Bullgari, Maqedoni e Veriut, Liban, Egjipt, Gjermani etj. (Në fotografi: Valbona Imami)
Teksti: Josif Papagjoni
Fotografia: © https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/valbona-imami-profil/
Përpunim grafik: AHCF




