Jovan Çiço Kosturi

Lexo ngjarje:

Në Korçë lindi Jovan Çiço Kosturi (1831–1924), veprimtar i Rilindjes Kombëtare, veçanërisht për përhapjen e shkrimit e të shkollës shqipe. Shtëpia dhe dyqani i tij në Korçë u bënë qendra ku mblidheshin atdhetarët e asaj kohe, ku vinin librat shqip nga shoqëritë patriotike të mërgimit për t’iu shpërndarë popullsisë. Së bashku me Orhan Pojanin e Thimi Markon formuan më 1886 Komitetin e fshehtë të Korçës, i cili u vu në krye të lëvizjes për të çelur shkollën kombëtare shqipe. Pas çeljes së Mësonjëtores Shqipe të Korçës më 1887, ndihmoi me të gjitha mjetet për mbajtjen dhe mbrojtjen e saj. Për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare, ai dhe familja e tij u ndoqën nga autoritetet osmane dhe nga klerikët ortodoksë vegla të Patrikanës së Stambollit, që e burgosën, e mallkuan e i vranë djalin e madh, Spiro Kosturin, më 1906. Nipi, Kristaq Kosturi, u vra në luftën e Orman Çifligut kundër forcave xhonturke, më 1911. (Në fotografi: Jovan Çiço Kosturi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1326.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img