Impresum

info@albanianheritage.al

16.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Jonuz Zejnullahu

Lexo ngjarje:

Në betejën e Koshares, u vra Jonuz Zejnullahu, luftëtar, dëshmor. Lindi në fshatin Skifteraj të komunës së Vitisë, më 12 maj 1975. Kreu medresenë “Alaudin” në Prishtinë. Në vitin 1995 u caktua imam në fshatin Drobesh, kurse një vit më vonë në fshatin e tij të lindjes. Më 1996 filloi studimet për teologji në Damask të Sirisë. U arrestua pas demonstratës së 15 marsit 1998, që u mbajt në përkrahje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në fillim të vitit 1999, së bashku me një grup luftëtarësh, kaloi përmes maleve të Karadakut, për të shkuar në Kumanovë dhe më pas për t’iu bashkuar luftëtarëve që luftonin në kufirin Shqipëri-Kosovë. Më 20 prill të vitit 1999 u inkuadrua në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, e cila luftonte në Koshare. Më 5 maj, hoxhë Januzi mori plagë të rënda dhe vdiq në betejë. (Në fotografi: Jonuz Zejnullahu)

Teksti: Fjalori Enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1791.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Mehmet Delia

Në senatoriumin e Barit (Itali), u nda nga jeta Mehmet Delia (i njohur edhe si Mehmeti i Vogël, 1898–1946), luftëtar në lëvizjen kundër pushtimit serb dhe për bashkim kombëtar, pjesëmarrës në lëvizjen demokratike në viteve ’20 të shekulli XX.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img