Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Mehmet Delia

Lexo ngjarje:

Në senatoriumin e Barit (Itali), u nda nga jeta Mehmet Delia (i njohur edhe si Mehmeti i Vogël, 1898–1946), luftëtar në lëvizjen kundër pushtimit serb dhe për bashkim kombëtar, pjesëmarrës në lëvizjen demokratike në viteve ’20 të shekulli XX. Lindi në Radishevë të Drenicës (Kosovë). Që në vitin 1913 mori pjesë në luftime kundër pushtuesve serbë. Gjatë viteve 1916–1924 u afirmua si luftëtar dhe prijës në grupimin e çetave kryengritëse të Drenicës. Bashkëpunëtor i afërt i Azem Galicës. Pas vdekjes së Azem Galicës, Mehmet Delia, së bashku me Shote Galicën, drejtoi për dy vjet çetën e njohur të Drenicës. Në ballafaqimet politike në Shqipëri, në vitet 1921–1924, mbajti anën e opozitës demokratike, duke u rreshtuar herë pas here me forcat e armatosura të Bajram Currit. Pas largimit nga Kosova (1924) u vendos në shtetin shqiptar. Shërbeu si oficer karriere kryesisht në kufirin shqiptaro-grek dhe arriti gradën kapiten. Gjatë Luftës Italo-Greke (1940–1941) nuk zbatoi urdhrin e komandës italiane për të luftuar me kompaninë e tij kundër forcave greke. Për shkak të lidhjeve me elementë antifashistë, në nëntor 1942 u arrestua dhe u dërgua në burgun e Barit, ku edhe u nda nga jeta. (Në fotografi: Mehmet Delia)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 433.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Mehmet_Delia

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Numri i gazetës “Dashamiri i Ri”

Në Trieste (Itali) doli numri i gazetës “Dashamiri i Ri”, vazhdim i gazetës “Dashamiri” (1907–1908), gazetë e përdyjavshme politike, shoqërore, kulturore, ekonomike e letrare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img