Impresum

info@albanianheritage.al

20.5 C
Tirana
E diel, 10 Maj, 2026

Hafiz Ymer Bakalli

Lexo ngjarje:

Në një familje të madhe në lagjen “Rus i Vogël” të qytetit të Shkodrës lindi Hafiz Ymer Bakalli, klerik i lartë mysliman, mësues. Arsimin fillor e kreu në shkollën Ruzhdije, në Fushë Çelë. Të mesmen fetare e filloi në Stamboll, më 1889. Pas mbarimit të saj, u regjistrua në fakultetin e teologjisë, të cilin e mbaroi në vitin 1903. Aty mori dhe titullin “Hafiz”. Pas kësaj, po në Universitetin e Stambollit, kreu edhe Fakultetin e Filozofisë, Logjikës dhe të Psikologjisë. U punësua në Stamboll, ku shtypi e cilësonte si një prej interpretuesve më të shkëlqyer të legjislacionit islam. Më 1918, u kthye në Shkodër. Pas kthimit, u aktivizua në jetën qytetare dhe politike. Ky aktivitet arriti kulmin me pjesëmarrjen në radhët e forcave për mbrojtjen e Shkodrës nga malazezët dhe në mobilizimin e qytetarëve në luftën e Koplikut (1920). Pas dështimit të kësaj lëvizjeje u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm, por me ndërhyrjen e autoriteteve fetare dhe qytetare pranë qeverisë së Ahmet Zogut, u la i lirë. Aktiv si gjithnjë, deri në vitin 1929 iu përkushtua tërësisht thirrjes islame, si mësues i Medresesë në Shkodër. Më vonë u emërua vaiz (predikues) në xhaminë e “Rusit të Vogël” dhe imam në xhaminë e Fushë Çelës. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore porosiste besimtarët dhe bashkëqytetarët e tij që të ruheshin nga komunizmi. Në vitin 1951 e arrestuan dhe e internua në Tepelenë. Por meqenëse ishte 81 vjeç, i sëmurë dhe fare i parrezikshëm, pas pak kohësh u la i lirë. U nda nga jeta më 2 maj 1953. (Në fotografi: Hafiz Ymer Bakalli)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. I, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2012, faqe 144.

Fotografia: © http://myftinia-shkoder.org/

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ilirian Bezhani

Lindi në Tiranë Ilirian Bezhani, dramaturg, aktor, regjisor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img