Impresum

info@albanianheritage.al

20.5 C
Tirana
E diel, 10 Maj, 2026

Zani i Scyptarit

Lexo ngjarje:

Në Borgo Erizzo (pjesë e Zarës të Kroacisë) doli në qarkullim gazeta shqipe “Zani i Scyptarit”. Qëllimi themelor i kësaj gazete ishte përcjellja e frymës së lëvizjes ideore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, gjë që karakterizonte të gjithë shtypin që u botua në diasporë. Kujtojmë se, nga gazeta e parë e botuar në vitin 1848 deri më 1912, dolën afro 90 gazeta e revista kudo ku ishin ngulimet e vjetra e të reja të shqiptarëve. Vendin e parë në këtë lëvizje kulturore të shtypit, e mbajnë padyshim arbëreshët e Italisë. Në Zarë të Kroacisë, ku jeton komuniteti arbnesh, ka pasur në shekujt e fundit aktivitet të pasur letrar dhe shumë personalitete të shquara të shqiptarisë kanë botuar edhe atje. Ngulimet shqiptare janë vendosur në shekullin XVIII, të shpërngulur kryesisht nga rrethinat e Shkodrës dhe të Ulqinit. Ruajtja e gjuhës shqipe të shkruar ka qenë një sfidë e madhe për këtë komunitet. (Në fotografi: Harta e Mbretërisë së Dalmacisë.)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Mbret%C3%ABria_e_Dalmacis%C3%AB

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Hafiz Ymer Bakalli

Në një familje të madhe në lagjen “Rus i Vogël” të qytetit të Shkodrës lindi Hafiz Ymer Bakalli, klerik i lartë mysliman, mësues.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img