Haxhi Zeka

Lexo ngjarje:

U vra në Pejë pabesisht Haxhi Zeka (1832–1902), nga një agjent i vënë nga qarqet shoviniste serbe, që patën edhe përkrahjen e autoriteteve osmane. Udhëheqës i lëvizjes kombëtare në Kosovë e në mbarë Shqipërinë, luftëtar dhe organizator i kryengritjeve kundërosmane në Kosovë. Lindi në fshatin Shoshan të Malësisë së Gjakovës, prej nga u shpërngul me familjen në Pejë. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) dhe një nga luftëtarët më të vendosur për autonominë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë së saj territoriale. Në Kuvendin e Parë të Lidhjes, më 10 qershor 1878, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të saj. Si komandant ushtarak në krye të forcave të Lidhjes, mori pjesë në aksionin e Gjakovës (shtator 1878) kundër Mehmet Ali Pashës. Krahas udhëheqësve të tjerë politikë e ushtarakë të Lidhjes, në fund të vitit 1879 dhe në fillim të vitet 1880 luftoi për mbrojtjen e Plavës e të Gucisë kundër forcave të Malit të Zi. Në pranverën e vitit 1881 mori pjesë në betejat kundër ushtrisë së Dervish Pashës. Së bashku me Sulejman Vokshin. Më 1884–1885 udhëhoqi kryengritjet kundërosmane të shqiptarëve të Kosovës, që synonin të rimëkëmbnin Lidhjen dhe të vinin në jetë idetë e saj autonomiste. Më 1893, së bashku me Bajram Currin organizuan kryengritjen që përfshiu Pejën, Gjakovën e vise të tjera të Kosovës, kundër dhunës ekonomike e politike të sundimtarëve osmanë. Më 1893 u thirr në Stamboll, ku u mbajt i izoluar deri në vitin 1896. Më 1896–1900, u vu në krye të luftës së popullit shqiptar për autonominë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Udhëhoqi qëndresën e armatosur popullore, që shpërtheu në Kosovë në vitin 1897. Në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Stambollit, të kryesuar nga Sami Frashëri e të tjerë brenda dhe jashtë atdheut, më 23–29 janar 1899 Haxhi Zeka organizoi Kuvendin e Pejës, që themeloi Lidhjen Shqiptare të Pejës dhe e zgjodhi atë kryetar të Komitetit të saj. (Në fotografi: Haxhi Zeka)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2983.

Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar

Përpunim grafik: AHF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img