Laze Nuro

Lexo ngjarje:

Ra heroikisht në luftë me nazistët Laze Nuro, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Gjatë viteve 1918–1919, në Brataj dëgjoi bisedat e para atdhetare, të cilat ia shtuan ndjenjat patriotike. Rreshtohet përkrah çetës së fshatit Brataj në Luftën e Vlorës (1920). Laze Nuro e kundërshtoi pushtimin fashist dhe u rreshtua në radhët e luftëtarëve të lirisë. Në mars 1942, mori pjesë në demonstratën e Bukës në Vlorë dhe më 28 nëntor po të atij viti, ishte në manifestimin për ngritjen e flamurit në komunën e Bratit, me rastin e 30-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Me formimin e Brigadës V Sulmuese, Lazja rreshtohet në radhët e saj dhe caktohet zv.komandant i batalionit të dytë. Në mënyrë të veçantë, qëndresa e Lazes spikati në Operacionin e Dimrit (1943–1944), kur batalioni i tij sulmoi armikun në drejtim të fshatrave Vranisht dhe Tërbaç. Partizanët mbajtën kodrën e quajtur Harca e Qafës së Baltës, që ishte një pozicion dominues. Në këtë luftë të ashpër, ai ra heroikisht. (Në fotografi: Laze Nuro)

Teksti: Muzeu Historik Kombëtar

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img