Në Qarrishtë të Librazhdit u vra Idajete Dumi (1924–1944), pjesëmarrëse në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Heroinë e Popullit. Lindi në Gjirokastër. U hodh në radhët e Brigadës së I S në dhjetor 1943. Mori pjesë në të gjitha luftimet e Batalionit I dhe tregoi guxim e vetëmohim si në luftimet e Tendës së Qypit (Berat) etj.
(Në fotografi: Idajete Dumi)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 546–547.
Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak
Përpunim grafik: AHCF




