Në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, u pushkatua at Danjel Dajani, martir i Kishës Katolike. Lindi në Blinisht të Zadrimës, më 1906. Studioi në Seminarin Papnor Shqiptar të Shkodrës, kurse filozofi e teologji studioi në Kieri të Italisë. U shugurua meshtar në Kieri, më 15 korrik 1938. Mësues i gjuhës latine, greke dhe asaj shqipe, i filozofisë dhe i matematikës. Qe drejtor i revistës “Lajmëtari i Zemrës së Krishtit”. U arrestua më 31 dhjetor 1945 dhe u dënua më 22 shkurt 1946. (Në fotografi: At Danjel Dajani)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/ate-danjel-dajani-s-i/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/ate-danjel-dajani-s-i/
Përpunim grafik: AHCF




