Në Janosh afër Gjakovës, u nda nga jeta at Luigj Paliq (1879–1913), martir i Kishës Katolike. Lindi në Janjevë (Kosovë), më 1879. Pas shkolle fillore në vendin e lindjes, u transferua në Shqipëri, në Kuvendin e Troshanit (Lezhë). Vazhdoi studimet filozofike në Itali, gjatë viteve 1896–1901. U shugurua meshtar, më 21 shtator 1901. Pas shugurimit shërbeu në Kosovë, në famullinë e Pejës dhe të Gllogjanit, si edhe në shenjtëroren e Shën Antonit në Gjakovë. (Në fotografi: At Luigj Paliq)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/ate-luigj-paliq/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/ate-luigj-paliq/
Përpunim grafik: AHCF




