Adem Jashari

Lexo ngjarje:

Në fshatin Prekaz i Epërm të Drenicës, gjatë sulmit makabër treditor (5-7 mars) të forcave militare dhe paramilitare serbe ndaj familjes Jashari, ra dëshmor kryekomandanti Adem Jashari (1955–1998), themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtar dhe komandant legjendar, hero i Luftës Çlirimtare të popullit të Kosovës. Lindi në Prekaz të Drenicës. Kreu shkollën e mesme teknike. Mori pjesë në demonstratat e vitit 1981. Deri në vitin 1989, qëndroi ilegal duke shpërndarë trakte e pamflete, që bënin thirrje për t’u hedhur në luftë. Në vitin 1989, bashkë me të vëllanë, Hamzën, mori pjesë në demonstrata. Në vitin 1990 organizoi grupet e para të armatosura, duke krijuar lidhje me njerëz anembanë Kosovës. Në vitin 1991, Adem Jashari me një grup shokësh kaluan jashtë Kosovës, ku u stërvitën ushtarakisht. Pasi u rikthyen në Kosovë, krijuan grupet e armatosura dhe filluan aksionet kundër policisë serbe në Skënderaj, Gllogoc, Mitrovicë etj. Policia serbe ra në gjurmë të Adem Jashari dhe më 30.12. 1991 i rrethoi shtëpinë, ku ai ndodhej së bashku me dy vëllezërit, Rifatin e Hamzën. Ata nuk pranuan të dorëzohen, çanë rrethimin dhe u larguan, duke plagosur disa policë. Kjo ngjarje ngriti në këmbë gjithë krahinën e Drenicës dhe për 7 vjet serbët nuk mundën të hynin atje. Më 2 mars 1998, forca të shumta ushtarako-policore serbe, të shoqëruara me tanke, autoblinda dhe artileri, rrethuan shtëpinë e Ademit. Nga të 30-të anëtarët e familjes, atë natë në shtëpi ndodheshin 22. Ata luftuan si një trup i vetëm tri ditë e tri net, derisa u vranë që të gjithë (21 veta nga mosha 9 deri 74 vjeç), me përjashtim të një vajze të vogël, e cila u fsheh në gjirin e nënës së vdekur. Në Prekaz, pranë kullës së Adem Jashari të shndërruar në muze, ndodhet parcela e varreve të tyre, që është kthyer në një vend homazhesh të përhershme. Adem Jashari është shpallur Komandant Legjendar. (Në fotografi: Adem Jashari)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1064-1065.

Fotografia: © Haxhiislami M., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img