Në Shkup, lindi Ndue Bytyçi (1847–1917), poet i fillimeve të Rilindjes Kombëtare. Shërbeu si meshtar në vendlindje, pastaj në Pejë, Prizren e gjetkë, ku dha mësim shqip. Shkroi vjersha të cilat përshkohen nga fryma atdhetare. Një pjesë e shkrimeve të tij u bënë të njohura përmes mbledhjes “Shahiri elierz” (Këngëtar i ndershëm, 1887), por shumica e tyre mbetën dorëshkrim. Përktheu në shqip “Psalmet e Davidit”. (Në fotografi Ndue Bytyçi)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 352.
Fotografia: © http://www.archivioradiovaticana.va/
Përpunim grafik: AHCF




