Në Sofje doli numri i parë i gazetës “Shkopi”, gazetë satirike, politike e shoqërore. Gazeta u botuan nga shtypshkronja “Brothësia”. U themelua nga Athanas Tashko dhe Jani Vruho, në bashkëpunim të ngushtë midis tyre. Një pjesë e shkrimeve ishte edhe greqisht. Gazeta përkrahu luftën për çlirim kombëtar, botoi portretet e figurave të shquara të Rilindjes Kombëtare, kritikoi ngrekomanët dhe turkomanët. Vijoi edhe në vitin 1908. (Në fotografi: Themeluesi i gazetës, Athanas Tashko)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2493.
Fotografia: © https://www.adrionltd.com/
Përpunim grafik: AHCF




