Miladin Popoviç

Lexo ngjarje:

Në Prishtinë, mësuesi nga Gjakova Haki Taha vrau me atentat Miladin Popoviç, komunist jugosllav me kombësi malazeze. Miladin Popoviç studioi për drejtësi në Universitetin e Beogradit dhe hyri në Partinë Komuniste të Jugosllavisë, më 1933. Më 1939, u caktua sekretar i Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste Jugosllave për Kosovën. Punoi për të organizuar popullin kosovar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Së bashku me Dushan Mugoshën mori pjesë në mbledhjen e përfaqësuesve të grupeve kryesore komuniste për krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare (1941). Edhe pas kësaj qëndroi më tej në Shqipëri, me kërkesën e komunistëve shqiptarë për të mbajtur lidhje mes Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Partisë Komuniste Jugosllave. (Dy fotografi: 1) Miladin Popoviç; 2) Haki Taha)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2066.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Miladin_Popovi%C4%87

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img