Ibrahim Biçaku

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta, në Elbasan, Ibrahim Biçaku, veprimtar politik, i biri i Aqif pashë Elbasanit, kryeministër gjatë pushtimit gjerman, çifligar. Lindi në Elbasan. Kreu shkollën e mesme dhe Akademinë Tregtare në Austri, ku u diplomua agronom. Pas kthimit në atdhe, në zgjedhjet parlamentare të 31 janarit 1937, u zgjodh deputet i Elbasanit. Pas pushtimit fashist, u caktua anëtar i Asamblesë Kushtetuese. Kjo Asamble u mblodh, më 12 prill 1939, nga fashistët italianë, shpalli të rrëzuar regjimin monarkist të Ahmet Zogut dhe krijoi një qeveri me fuqi të plota. Ishte pronar i dyqanit “Flora” në qendër të Tiranës, që shërbente si bazë ilegale e grupeve komuniste dhe e Partisë Komuniste Shqiptare. Pas kapitullimit të Italisë fashiste dhe hyrjes së trupave gjermane në Shqipëri (shtator 1943), u caktua kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm. Në Kuvendin Kombëtar (1943) përfaqësonte Elbasanin. U emërua kryeministër dhe njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme dhe ministër i Punëve të Brendshme (1944). U arrestua më 6 dhjetor 1944 dhe u dënua si kolaboracionist. Pas lirimit, më 5 maj 1962, vitet e fundit të jetës i kaloi në Elbasan. (Në fotografi: Ibrahim Biçaku)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 244.

Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img