herit_admin

Qerim Sadiku

Në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, u pushkatua Qerim Sadiku, martir i Kishës Katolike.

Dom Anton Muzaj

Pasi u sëmur rëndë për shkak të torturave, u dërgua të vdiste në katin përdhes të arqipeshkvisë Dom Anton Muzaj, martir i Kishës Katolike.

Nexhmedin Zajmi

Në fshatin Trebisht të Gollobordës (rr. i Bulqizës) lindi Nexhmedin Zajmi, piktor, Piktor i Popullit.

Traktati i Paqes së Shën-Stefanit

U nënshkrua Traktati i Paqes së Shën-Stefanit, traktati i paqes që Rusia cariste i imponoi Turqisë pas disfatës që kjo e fundit pësoi në luftën ruso-turke (24 prill 1877).

Numri i parë i gazetës “Drita”

Në Manastir doli numri i parë i gazetës “Drita”, gazetë politike e shoqërore, me 2 faqe shqip (me alfabetin e Stambollit) dhe 2 faqe turqisht.

Himni i Flamurit në shkolla

Ministria e Arsimit të Shqipërisë lëshoi një qarkore, e cila kërkonte nga të gjitha shkollat e vendit të këndonin Himnin e Flamurit para fillimit të mësimit.

Franco Azzinari

Në Shën Mitri (San Demetrio Corone), në provincën e Kozencës, lindi Franco Azzinari, piktor arbëresh me famë botërore.

Ali Hadri

Në Fier-Shegan të Lushnjës lindi Ali Hadri, historian, profesor, akademik.

Viktor Gjika

Në Tiranë u nda nga jeta Viktor Gjika, regjisor, operator, Artist i Popullit.

Lidhja e Lezhës

Në katedralen e kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt “Lidhja e Lezhës”, bashkimi i parë politik mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Zef Deda

Në Shkodër lindi Zef Deda, aktor i humorit, Artist i merituar.
- Advertisement -spot_img